Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Altin Abdiu u përball të premten në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK me barrë prove dhe pyetje për transaksionet e pasurive ku rezulton bashkëpronar me familjarët, si dhe me mungesë burimesh për krijimin e një pjese të tyre. Abdiu u mbrojt me argumentin se veprimet për pasuritë e paluajtshme […]
Tag: Gjyqtar
Gjyqtari Gerd Hoxha pretendoi se kishte njëanshmëri në analizën financiare të Kolegjit
Gjyqtari Gerd Hoxha, e cilësoi të enjten të kundërligjshme dhe në kundërshtim me precedentët e vendosur nga vetë Kolegji i Posaçëm i Apelimit, analizën financiare të KPA, që siç u kuptua e nxirrte atë me diferenca negative. Para se të bënte kundërshtimet ai i kërkoi Kolegjit ta cilësonte analizën të pavlefshme, duke thënë se ajo […]
Liria pa kushte e bosëve të krimit nga burgimi i ‘përjetshëm’
Lirimi me kusht nga burgu i Lulzim Berishës, një nga emrat më famëkeqë të botës së krimit në Shqipëri, krijoi debate dhe polemikë në vitin 2016. Kreu i bandës së Durrësit la qelinë me mbështetjen e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, i cili përveç një profili pozitiv të familjes, i dha gjykatës garanci se Berisha do të […]
KPA mbyll hetimin gjyqësor për ankimin ndaj konfirmimit të Rilinda Selimit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën më 6 qershor të mbylli hetimin gjyqësor lidhur me ankimin e institucionit të Komisionerëve Publikë kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Apelit, Rilinda Selimi. Mbyllja e shqyrtimit gjyqësor u vendos pasi trupa e […]
Skeda e pasurisë së deklaruar – Altin Abdiu – Gjykata e Tiranës
Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Altin Abdiu do të përballet të hënën me 6 qershor në seancë dëgjimore me gjetjet e hetimit administrativ të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK. Rivlerësimi kalimtar i gjyqtarit Abdiu është ndërmarrë nga komisonerët Etleda Çiftja, Roland Ilia dhe Pamela Qirko. Gjyqtari Altin Abdiu ka një karrierë të […]
Saktësimi i fakteve, KPA dëgjon gjyqtaren Anila Guri
Gjyqtarja Anila Guri (Kristani) këmbënguli të mërkurën, gjatë seancës publike për ankimin e saj ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili e ka shkarkuar nga detyra në korrik të vitit 2019, se nuk kishte pasuri të tjera veç një makine dhe kursimeve të deklaruara dhe se ishte mbajtur padrejtësisht përgjegjëse nga KPK […]






