Skeda e pasurisë së deklaruar – Altin Abdiu – Gjykata e Tiranës
Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Altin Abdiu – Gjykata e Tiranës

Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Altin Abdiu do të përballet të hënën me 6 qershor në seancë dëgjimore me gjetjet e hetimit administrativ të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK.

Rivlerësimi kalimtar i gjyqtarit Abdiu është ndërmarrë nga komisonerët Etleda Çiftja, Roland Ilia dhe Pamela Qirko.

Gjyqtari Altin Abdiu ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Prej vitit 1995 Abdiu shërben si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Altin Abdiu nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Altin Abdiu deklaronte pasuri me vlerë 12.5 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare kap vlerën e 22.3 milionë lekëve.

Subjekti zotëron likujditete bankare prej 2.8 milionë lekësh, pasuri të patundshme me vlerë 16.2 milionë, automjet me vlerë 950 mijë lekë si dhe kursime në cash prej 2.2 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklaruar kapin vlerën 14.2 milionë lekë dhe vijnë kryesisht nga paga e gjyqtarit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, rezultoi një vit me probleme.

Subjekti Altin Abdiu rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për të justifikuar shtimin e pasurisë që ka deklaruar në vitin 2004.

Për ketë vit subjekti bashkë me prindërit deklaron blerjen e  6/12 pjesë të vilës që kishin në bashkëpronësi në fshatin turistik Golem Kavajë, blerë pa dokumenta pronësie, pasi kjo pronë nuk është akoma e hipotekuar.

Burimi financiar deklarohet të jetë nga kursimet vjetore, por të ardhurat e vetëdeklaruara për vitin 2004 si dhe kursimet nga vitet e mëparshëm janë të pamjaftueshme për të mbuluar blerjen prej 4 milionë lekë të kësaj pasurie.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *