Gjyqtari Ramazan Avdiu i Gjykatës së Elbasanit do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së tij familjare ndër vite.
Tag: Gjyqtare
KPK shtyn seancën dëgjimore për gjyqtaren Dhurata Balla
Gjyqtarja e Tiranës, Dhurata Balla nuk u paraqit në seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, pasi kishte dorëzuar më parë raport mjekwsor se vuante nga gjendrat tiroide. Përfaqësuesi i saj ligjor kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, kërkesë që u pranua nga Komisioni.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Dhurata Balla –Gjykata e Tiranës
Gjyqtarja Dhurata Balla e Gjykatës së Tiranës do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së saj familjare ndër vite.
KPA nuk gjeti prova për ndikim politik në vendimin e KPK për gjyqtaren Eneida Civici
Kolegji i Posaçëm i Apelimit identifikon një sërë parregullsish procedurale gjatë kryerjes së procesit të rivlerësimit për ish-gjyqtaren e Tiranës, Eneida Civici, por i vlerëson ato pa ndikim në vendimmarrjen për ndërprerjen e vetingut dhe vendosjen e ndalimit për 15 vite nga institucionet e drejtësisë.
KPA çel hetimin gjyqësor për Kastriot Selitën
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të administrojë provat e reja të dorëzuara nga kreu i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita si dhe të hetojë mbi 12 denoncimet e reja të mbërritura ndaj tij.
ONM kërkon rihetim pasuror për gjyqtaren Elbana Lluri dhe ish-bashkëshortin e saj
Vëzhguesit ndërkombëtarë ngrenë pikëpyetje mbi analizën financiare të kryer nga KPK dhe kërkojnë që pasuritë e gjyqtares Elbana Lluri dhe ish-bashkëshortit të saj, Gerd Hoxha t’i nënshtrohen një hetimi tërësor nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.






