Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 26 tetor me konkluzionet përfundimtare në çështjen e gjyqtarit të Shkodrës Arbër Çela, për të cilin Komisionerja Publike, Irena Nino i qëndroi kërkimit për shkarkimin për deklarim të pamjaftueshëm dhe mungesë të burimeve, që u kundërshtua si i pabazuar nga subjekti që pretendoi se […]
Tag: Gjyqtare
Skeda e pasurisë së deklaruar – Blerina Muço– Gjykata e Tiranës
Gjyqtarja Blerina Muço e Gjykatës së Tiranës do të përballet të premten më 20 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Pamela Qirko, Brunilda Bekteshi dhe Roland Ilia. Blerina Muço e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punon […]
Gjyqtarja Herila Çela jep shpjegime për problemet e pasurisë dhe profesionalizmit
Gjyqtarja e Vlorës, Herila Çela u përball të enjten më 19 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore që zgjati rreth tre orë dha shpjegime për problemet e konstatuara në kriterin pasuror dhe profesionalizmin, duke këmbëngulur se kishte provuar të kundërtën e barrës së provës. Ndërkohë, gjyqtarja Çela mori vlerësim […]
Skeda e pasurisë së deklaruar – Herila Çela– Gjykata e Vlorës
Gjyqtarja Herila Çela e Gjykatës së Vlorës do të përballet të enjten më 19 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Etleda Çiftja. Herila Çela e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 dhe punon prej […]
Komisionerja Publike ankimon konfirmimin e gjyqtarit Ervin Pollozhani
Komisionerja Publike, Irena Nino ushtroi ankim të mërkurën kundër vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Ervin Pollozhani. Vendimi për lënien në detyrë të Pollozhanit u mor më 24 korrik 2023 nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare […]
Kolegji rrëzon disa gjetje të KPK, por lë në fuqi shkarkimin e Neritan Cenës
Ish-gjyqtari i Tiranës, Neritan Cena arriti të përmbysë në Kolegj një pjesë të konkluzioneve të Komisionit lidhur me pasurinë dhe profesionalizimin, si dhe përfundimin lidhur me cënimin e besimit të publikut tek drejtësia, por ato u gjetën të pamjaftueshme për ndryshimin e vendimit të shkarkimit të tij nga detyra. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, […]






