Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 5 tetor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Tiranës, Kreshnik Omari. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Albana Shtylla, Ina Rama dhe Sokol […]
Tag: Gjyqtare
KPA çel hetimin gjyqësor për gjyqtarin Arbër Çela
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të mërkurën më 4 tetor që të administrojë provat e paraqitura nga gjyqtari i Shkodrës, Arbër Çela në funksion të shqyrtimit të ankimit që Komisionerja Publike, Irena Nino, ka kryer ndaj konfirmimit të tij, si dhe të çelë hetimin gjyqësor. Nino parashtroi të mërkurën qëndrimin e saj për aktet […]
Gjyqtari Kujtim Vraniçi përballet me vetingun
Gjyqtari Kujtim Vraniçi i Gjykatës së Tiranës u përball të hënën më 18 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime të përmbledhura për gjetjet në kriterin e pasurisë dhe të profesionalizmit, në të cilat Komisioni nuk konstatoi probleme domethënëse. Për pastërtinë e figurës Vraniçi mori vlerësim pozitiv. Procesi […]
Skeda e pasurisë së deklaruar – Kujtim Vraniçi – Gjykata e Tiranës
Gjyqtari Kujtim Vraniçi i Gjykatës së Tiranës do të përballet të hënën më 18 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli. Kujtim Vraniçi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si ndihmës ligjor në Gjykatën […]
KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Adriatik Bocaj
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Adriatik Bocaj u konfirmua në detyrë të premten nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që kreu rivlerësimin e tij në të tri kriteret. Procesi i rivlerësimit për gjyqtarin Bocaj u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Etleda Çiftjan. […]
Kolegji gjen shkelje në vetingun e Rexhep Karajt, por lë në fuqi shkarkimin
Ish-gjyqtari i Matit, Rexhep Karaj u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 25 nëntor 2021, pasi u konkludua se ai nuk justifikoi pasuritë, si dhe nuk ishte treguar bashkëpunues gjatë hetimit administrativ, duke bërë shpesh deklarime kontradiktore për mungesën e burimeve financiare. Karaj ju drejtua Kolegjit të Posaçëm të Apelimit […]






