Skeda e pasurisë së deklaruar – Herila Çela– Gjykata e Vlorës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Herila Çela– Gjykata e Vlorës

Gjyqtarja Herila Çela e Gjykatës së Vlorës do të përballet të enjten më 19 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Etleda Çiftja.

Herila Çela e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 dhe punon prej dy dekadash si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Vlorë. Vendimet e gjyqtares Herila Çela janë bërë dy herë objekt i kërkesave të Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin ose hetimin disiplinor të saj. Në vitin 2014, Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi masën e “vërejtjes me paralajmërim” ndaj saj.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtares Herila Çela nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019.

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtarja Herila Çela.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Herila Çela deklaronte pasuri me vlerë 2.6 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj kap vlerën e 47.5 milionë lekëve, duke pësuar një rritje prej 19 herësh.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 22.7 milionë lekë, likujditete bankare prej 19.6 milionë lekësh, automjete me vlerë 4.4 milionë lekë si dhe kursime në cash prej 700 lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë rreth 106.5 milionë lekë, nga të cilat 17% kanë si burim pagën e saj si gjyqtare, 27% të ardhurat nga aktiviteti i bashkëshortit, 42% të ardhurat nga shitja e pasurive të patundshme dhe 4.8% nga dhënia e pronave me qira.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” mungesën e të dhënave për pronat e fituara nga trashëgimia si dhe një kontratë sipërmarrjeje prej së cilës rrjedh pjesa më e madhe e pasurive të saj familjare.

Gjatë viteve 2010 dhe 2011, subjekti Herila Çela deklaron shtesa pasuri e paluajtshme trualli sipërfaqe 2580 m2 dhe 820m, trashëguar nga nëna (pjesë takuese 37.5% dhe 52%) pa deklaruar vlera aseti.

Në vitin 2012 deklarohen shtesa pasurie të paluajtshme burim nga trashëgimia, apartament banimi, dyqan dhe garazh, pa deklaruar vlera aseti.

Në vitin 2015, subjekti deklaron kontratë shkëmbimi me firmë ndërtuese, nga e cili përfiton pasuri të paluajtshme 11 apartamente banimi dhe 2 garazhe. Disa nga këto prona do të shiten gjatë viteve në vazhdim, duke gjeneruar në total të ardhura me vlerë  45,287,524 lekë. Këto të ardhura do shërbejnë si burim për blerje apartamente banimi gjatë viteve 2015 në vlerë 42,000 euro, 2017 në vlerë 72,000 euro dhe 2018 në vlerë 60,000 euro, si dhe shtesa në depozita bankare.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *