Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 19 dhjetor 2022 të ndërpresë vetingun për gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, Zeta Tërpollari, si dhe i hoqi asaj të drejtën për t’u rikthyer në sistemin e drejtësisë për 15 vjet, për shkak të dorëheqjes. Në vendimin e arsyetuar të KPK thuhet se në korrik […]
Tag: Gjyqtare
Komisioneri Publik dhe gjyqtarja Elona Toro debatojnë për balancat negative
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 21 dhjetor 2022 me qëndrimet e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa dhe gjyqtares së Apelit Tiranë, Elona Toro, lidhur me analizën financiare të kryer në shkallën e dytë të vetingut, bazuar në shkaqet e ankimit. Ashtu si në ankim, edhe gjatë seancës së parë publike […]
KPA lë në fuqi konfirmimin e gjyqtares Miranda Andoni
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 20 dhjetor 2022 vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të gjyqtares së Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës, Miranda Andoni. Andoni u konfirmua në detyrë në qershor të vitit 2020 nga KPK, por Komisioneri Publik e ankimoi vendimin në Kolegj, duke arsyetuar për […]
Gjyqtari Alfred Konomi përballet me vetingun
Gjyqtari Alfred Konomi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier u përball të martën më 20 dhjetor 2022 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit kalimtar. Procesi i vetingut për gjyqtarin Konomi po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga […]
Kolegji mbyll shqyrtimin dhe tërhiqet për vendim ndaj gjyqtares Miranda Andoni
Gjyqtarja Miranda Andoni dhe Komisionerja Publike, Irena Nino u qëndruan të hënën qëndrimeve të bëra në parashtrimet para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Nino tha në seancë se u qëndronte shkaqeve të ankimit. Ajo pretendoi se Andoni nuk kishte përmbysur barrën e provës as me prapësimet e bëra në Kolegj në seancën paraardhëse dhe i […]
Skeda e pasurisë së deklaruar – Alfred Konomi – Gjykata e Fierit
Gjyqtari Alfred Konomi i Gjykatës së Fierit do të përballet të martën më 20 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Brunilda Bekteshi dhe Pamela Qirko. Alfred Konomi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe punon […]





