Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi të martën më 20 qershor vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të ish-gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, e cila nuk e ushtron funksionin prej vitit 2016, kur u akuzua për korrupsion dhe u dënua një vit më vonë me 4 vjet burg, […]
Tag: Inspektori i Larte i Drejtesise
KPK konfirmon prokuroren Elena Pelushi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të enjten konfirmimin në detyrë të prokurores së Durrësit Elena Pelushi (Bakallbashi). Trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Firdes Shuli anëtare dhe Olsi Komici relator, vuri në dukje gjatë një seance të shkurtër dëgjimore se Pelushit nuk i ishin gjetur probleme. KPK tha se kishte hetuar pasurinë e […]
Prokurorja Elena Pelushi drejt konfirmimit në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të mërkurën një seancë të shkurtër dëgjimore ndaj prokurores së Durrësit Elena Pelushi (Bakallbashi). Trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari kryesuese, Firdes Shuli anëtare dhe Olsi Komici relator, nuk vuri në dukje probleme në asnjë prej kritereve të rivlerësimit. KPK tha se kishte hetuar pasurinë e prokurores që për […]
Liria pa kushte e bosëve të krimit nga burgimi i ‘përjetshëm’
Lirimi me kusht nga burgu i Lulzim Berishës, një nga emrat më famëkeqë të botës së krimit në Shqipëri, krijoi debate dhe polemikë në vitin 2016. Kreu i bandës së Durrësit la qelinë me mbështetjen e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, i cili përveç një profili pozitiv të familjes, i dha gjykatës garanci se Berisha do të […]
KPA pranon kërkesën e Markelian Kuqos dhe i kërkon KLGJ të plotësojë dosjen
Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranoi një kërkesë nga gjyqtari i shkarkuar i Korçës Markelian Kuqo për tu njohur me dosje të plotë të shkarkimit të tij nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe shtyu seancën për në janarin e vitit 2022.
KPA dëgjon konkluzionet për çështjen e Lindita Zigurit
Komsioneri Publik Florian Ballhysa konstatoi se prokurorja Lindita Ziguri Male ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurisë duke cënuar besimin e publikut tek drejtësia, ndërsa ajo e kundërshtoi duke argumentuar se arrin nivel të besueshëm në të tri kriteret dhe kërkoi konfirmimin.





