Kolegji arsyeton në vendimin e tij se subjekti i rivlerësimit ka mangësi në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit.
Tag: Kastriot Selita
Shkelja e ligjit për rojet në plazhe kushton jetë njerëzore dhe gjoba për institucionet
Në një mesditë me diell përvëlues në 12 korrik 2020, Robert Neçaj dëgjoi ulërima, ndërsa qëndronte në një kullë vrojtimi në plazhin piktoresk të Ranës së Hedhun në Shëngjin. Britmat vinin nga deti dhe vrojtuesi i plazhit –i cili është sot zv.president i Shoqatës Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë” – e kuptoi […]
KPA shkarkon Kastriot Selitën: Dështoi të kalonte testin e moscënimit të besimit të publikut
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vuri në dukje një lidhje mes problemeve në pasuritë e Kastriot Selitës, me mangësitë profesionale të gjetura dhe gjendjen në kushtet e konfliktit të interesit, të cilat të marra në tërësi çuan në vendimin e shkarkimit për “cënim të besimit të publikut te drejtësia”.
KPA tërhiqet për të marrë vendim për Kastriot Selitën
Përgjigjet e Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve lidhur me tatimin ose jo të shumave monetare të dhuruara, nuk sollën ndryshim në qëndrimin e Komisionerit Publik që deklaroi se kërkonte shkarkimin e Kryetarit të Gjykatës së Apelit Administrativ, Kastriot Selita. Ky i fundit e kundërshtoi arsyetimin e Komisionerit.
KPA ndërron mendje, rihapet hetimi për Kastriot Selitën
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi me shumicë votash të riçelë hetimin për çështjen ndaj kryetarit të Gjykatës së Apelit Administrativ, Kastriot Selita me qëllim kërkimin e informacioneve nëse dhurimet janë tatuar apo tatohen.
Mungojnë Komisionerët, KPA shtyn seancën ndaj Kastriot Selitës
Për shkak të mungesës së dy Komisionerëve Publikë KPA njoftoi shtyrjen e seancës së parë publike ndaj drejtuesit të Gjykatës Administrative të Apelit Kastriot Selita.



