Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi parashtrimet e palëve në procesin ndaj prokurorit Artan Madani. Ndërsa pranoi disa prova të reja, KPA i ktheu Madanit për plotësim disa dokumente pa vulë apostile.
Tag: Kolegji i Posaçëm i Apelimit
KPA: Pretendimet e gjyqtarit të ‘El Classico’ ndaj KPK-së, të pavërteta dhe të papabazuara
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vëren se sjellja e ish-gjyqtarit të Apelit Durrës, Petraq Dhimitri duket se demonstron një përpjekje të tijën për t’iu shmangur përgjegjësive në raport me procesin e vetingut, duke vështirësuar komunikimin e Komisionit me të, në kundërshtim me detyrimin ligjor për bashkëpunim.
Kolegji nis procesin për Kastriot Selitën me 12 denoncime të reja
Komisioneri Publik kërkoi rihapjen e hetimit për pasurinë dhe aftësitë profesionale të kreut të Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita, ndërkohë që ky i fundit i konsideroi si ankimin ashtu edhe denoncimet në adresë të tij si të pabaza.
Prokurori në pension i kërkon KPA-së t’i heqë njollën e largimit nga drejtësia
Ish-prokurori Bilbil Mete i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ta rishikojë vendimin e KPK-së që e ka njohur largimin e tij nga drejtësia si dorëheqje, duke theksuar se ai kishte dalë në pension.
Mungojnë Komisionerët, KPA shtyn seancën ndaj Kastriot Selitës
Për shkak të mungesës së dy Komisionerëve Publikë KPA njoftoi shtyrjen e seancës së parë publike ndaj drejtuesit të Gjykatës Administrative të Apelit Kastriot Selita.
KPA largon përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin Idriz Mulkurti
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar në mënyrë unanime ankimin e ish-gjyqtarit të Apelit për Krime të Rënda, Idriz Mulkurti i cili kundërshtoi vendimin e Komisionit për shkarkimin e tij nga detyra.




