Ndihmësja ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Klerona Meçi u përball të hënën më 15 janar me probleme në kriterin e pasurisë dhe figurës, si pasojë e mungesës së burimeve të ligjshme të babait për blerjen e një apartamenti të përdorur prej saj, si dhe mos deklarimit në formularin e kontrollit të figurës të një procedimi […]
Tag: konfirmim
Prokurori Julian Zonja konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 21 qershor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Julian Zonja. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Xhensila Pine dhe anëtare Firdes Shulin. Vendimi për Zonjën u mor pas dy seancave dëgjimore. […]
Hetimet për vdekjen e Ardit Gjoklajt rihapin vetingun e prokurorit Julian Zonja
Të hënën në mëngjes Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK mbajti seancëne dytë dëgjimore publike ndaj prokurorit të Tiranës, Julian Zonja. KPK duket se kishte “harruar” të përfshinte në hetimin administrativ ndaj subjektit të rivlerësimit, çështjen e hetuar prej tij të vrasjes së 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në gusht 2016 në landfillin e Sharrës. Në seancën […]
Prokurori Julian Zonja përballet me vetingun
Prokurori Julian Zonja i Prokurorisë së Tiranës u përball të hënën më 15 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për një bilanc negativ të konstatuar në pagesën e një pjese të çmimit të një apartamenti; për informacionet e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar si dhe […]
Kompania e lidhur me “Balfin’ përfitoi 1.5 milionë euro për licensën e naftësjellësit të Bankers
Në nëntor 2012, Denis Alimehmeti, një 35-vjeçar që e kishte filluar karrierën një dekadë më parë si shitës në Qendrën Tregtare Univers në Tiranë, regjistroi një shoqëri aksionere të quajtur “Albanian Pipeline Services,” APS. Një vit më vonë, në tetor 2013- Alimehmeti përfitoi një transfertë prej 1.5 milionë euro nga kompania Bankers Petroleum në llogarinë […]
A e shtyu BE Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga të shkelë kushtetutën?
Kur Presidentja Atifete Jahjaga lëshoi në 31 Gusht një dekret “duke konfirmuar zgjatjen” e mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, u duk që ajo shmangu një krizë serioze institucionale në kohën kur Kosova ishte përballur tashmë me një krizë politike për formimin e qeverisë së re. Pasi që gjykata ka lëshuar […]





