Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 20 tetor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Elbasanit, Durim Bedini. Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin. Gjatë seancës dëgjimore më 18 tetor, Komisioni konstatoi pamundësi të prokurorit të […]
Tag: Olsi Komici
Prokurori Bedini jep shpjegime për bilancet negative të depozitave bankare
Prokurori i Elbasanit, Durim Bedini u përball të mërkurën më 18 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime më së shumti për bilancet negative në krijimin e disa depozitave, duke pretenduar se kjo situatë ishte krijuar për shkak të mosdeklarimit të gjendjes cash. Bedini mori vlerësim pozitiv për […]
Skeda e pasurisë së deklaruar – Durim Bedini– Prokuroria e Elbasanit
Prokurori Durim Bedini i Prokurorisë së Elbasanit u përball të mërkurën më 18 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici. Durim Bedini e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 dhe punoi deri […]
Prokurori Kujtim Basha shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 18 tetor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Kujtim Basha. Vendimi për Bashën u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Valbona Sanxhaktari. Në seancën dëgjimore më 13 tetor, Komisioni […]
Prokurori Kujtim Bashaj u përball me barrë prove për bilancet negative
Prokurori Kujtim Bashaj, u përball të premten në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me një sërë pyetjesh të lidhura kryesisht me blerjen e një apartamenti në vitin 2005 dhe burimin e të ardhurave për këtë apartament. KPK që pas hetimit i ka kaluar Bashajt barrë prove për mbi 12 milionë lekë bilanc negativ, vuri po […]
KPK u nda në vlerësimin e prokurorit Enklid Gjini
Prokurori i Tiranës, Enklid Gjini u konfirmua në detyrë më 10 korrik nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, me shumicë votash. Shumica e trupit gjykues e përbërë nga relatorja Firdes Shuli dhe anëtari Olsi Komici konkluduan se Gjini kishte arritur nivel të besueshëm për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, si dhe nivel kualifikues për […]






