Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit konstaton pamundësi financiare për krijimin e pasurive dhe ngre dyshime për fshehjen e një automjeti në emër të babait. Gjithashtu kërkohet rivlerësim i thelluar edhe për aspektin profesional, veçanërisht për vendimarrjet si anëtar i KLD.
Tag: Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit
Vetingu i munguar i Elisabeta Imerajt kthehet në çështje ndërkombëtare
Në reagime të paprecedenta, ambasadorët e SHBA dhe BE si dhe bordi i ONM mbështetën publikisht rekomandimin e vëzhguesve ndërkombëtarë për shkarkimin nga detyra të Elisabeta Imerajt dhe e konsideruan këtë çështje si test për integritetin e procesit të vetingut.
“Vendime kontradiktore’, ONM kërkon apelimin e Marinela Osmanit
Vëzhguesit ndërkombëtarë theksojnë se çështjet e dy bashkëshortëve Osmani janë identike, por vendimet të ndryshme – duke i kërkuar komisionerëve që ta dërgojnë çështjen për interpretim në Kolegj.
ONM kërkon rihetim pasuror për gjyqtaren Elbana Lluri dhe ish-bashkëshortin e saj
Vëzhguesit ndërkombëtarë ngrenë pikëpyetje mbi analizën financiare të kryer nga KPK dhe kërkojnë që pasuritë e gjyqtares Elbana Lluri dhe ish-bashkëshortit të saj, Gerd Hoxha t’i nënshtrohen një hetimi tërësor nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
ONM kritikon vendimin e KPK për prokuroren Lindita Ziguri
Vëzhguesit ndërkombëtarë e konsiderojnë të paqartë arsyetimin e KPK-së për aktivitetin privat të bashkëshortit të subjektit si dhe disa hua të marra –duke kërkuar që çështja të rivlerësohet në mënyrën e duhur në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
‘Pa logjikë ekonomike’: ONM kërkon rihetimin e pasurisë dhe figurës së Rilinda Selimit
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit e konsideron të paplotë dhe sipërfaqësor hetimin e KPK-së për blerjen e një pike karburanti në Vlorë dhe përfitimet e nxjerra prej tij, ndërkohë që kërkon hetim edhe për figurën dhe etikën e gjyqtares së Gjykatës Administrative të Apelit.






