Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella në fillim të seancës dëgjimore në KPK. Foto: Malton Dibra/ LSA
Analiza Korrupsioni KP Në Fokus

‘Vonoi arrestimin e kreut të Kadastrës’: ONM rekomandon shkarkim për Anita Jellën

Vëzhguesit ndërkombëtarë arsyetojnë se Jella duhej të ishte shkarkuar për vonim të arrestimit të drejtuesit të ASHK-së së Durrësit dhe moshetimin e një gjyqtareje. KPK i referoi çështjet e ngritura nga ONM për procedim disiplinor, por arsyetoi në favor të konfirmimit të drejtueses së Prokurorisë së Durrësit.

Ish-prokurori Besnik Cani dhe avokati i tij, Eduard Halimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: LSA
Korrupsioni KPA Lajme Në Fokus

KPA rrëzon kërkesën e Besnik Canit për pezullim të procesit

Anëtari i KLP-së, Besnik Cani i kërkoi Kolegjit të ndërpritej procesi ndaj tij për shkak të një padie në Gjykatën Kushtetuese për verifikimin e mandatit të 2 anëtarëve të Kolegjit dhe një procedimi penal të filluar nga SPAK. Kërkesa u rrëzua dhe palëve iu kërkua të përgatisin konkluzionet përfundimtare.