Prokurori Julian Çafka pas seancës në KPA. Foto: Vladimir Karaj.
KPA Lajme

KPA njihet me qëndrimet për denoncimet ndaj prokurorit Julian Çafka

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa dhe prokurori i Gjirokastrës, Julian Çafka paraqitën të premten më 26 janar qëndrimet e tyre para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, për disa denoncime të mbërritura së fundmi ndaj këtij subjekti rivlerësimi. Në seancën parardhëse më 18 janar, Kolegji u kërkoi palëve të përgatisnin qëndrimet e tyre lidhur me denoncimet […]

Prokurori Ylli Bashaj pas një seance në KPK. Foto: LSA.
KPA Lajme Veting

Komisioneri Publik mbështet opinionin e ONM ndaj prokurorit Ylli Bashaj

Komisionerja Publike Irena Nino tha të premten në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit se mbështeste opinionin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, në çështjen ndaj prokurorit Ylli Bashaj. Në një qëndrim të detajuar Nino theksoi se “Në vlerësimin e vëzhguesit ndërkombëtar, Komisioneri Publik ka paraqitur ankimin kundër vendimit të Komisionit, bazuar në Rekomandimin e ONM-së dhe […]

Prokurori Julian Çafka pas seancës në KPA. Foto: Vladimir Karaj.
KPA Lajme

KPA çel shqyrtimin për profesionalizmin e prokurorit Julian Çafka

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të enjten çelje të hetimeve ndaj prokurorit të Gjirokastrës, Julian Çafka dhe njoftoi se do të administronte dosjet penale për të cilat ai është denoncuar. Po ashtu, trupa e Kolegjit e kryesuar nga Ina Rama, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtare Rezarta Schuetz, Albana Shtylla dhe Sokol Çomo, njoftoi […]

Prokurori Arbër Berexha pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Prokurori Arbër Berexha jep shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin

Prokurori i Tiranës, Arbër Berexha u përball të mërkurën më 10 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për barrat e provës në kriterin e pasurisë dhe gjetjet për profesionalizmin. Berexha u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës. Procesi i vetingut për prokurorin Arbër Berexha po kryhet nga […]