Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën vendimin për shkarkimin e drejtueses së Prokurorisë së Fierit, Violeta Shkurta. Gjatë seancave dëgjimore të zhvilluara më 24 nëntor 2021 dhe të premten më 25 shkurt, Komisioni konstatoi pamundësi financiare për krijimin e pasurive, si dhe vlerësoi të padrejtë përfitimin e një kredie të butë. Prokurorja […]
Tag: Prokurore
Prokurorja Violeta Shkurta jep shpjegime edhe për profesionalizmin
Gjatë seancës së tretë dëgjimore të zhvilluar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK të premten më 25 shkurt për drejtuesen e Prokurorisë së Fierit, Violeta Shkurta, u relatuan më së shumti gjetjet për kriterin profesional, për të cilat subjekti dha shpjegime. Kjo seancë u zhvillua pasi KPK vendosi të çelë hetimin për pastërtinë e […]
“Analizë e gabuar e fakteve”: Vendimi i KPA për rikthimin e prokurorit Ndini Tavani
Më 4 nëntor 2021, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të rrëzojë vendimin e shkarkimit të prokurorit të Tiranës, Ndini Tavani dhe e riktheu atë në detyrë. Sipas vendimit të arsyetuar të Kolegjit, Komisioni kishte vendosur më parë shkarkimin e tij në ‘analizë të gabuar të fakteve dhe legjislacionit’. Sipas vendimit të 11 tetorit 2019 […]
KPK shkarkon prokuroren Edlira Cufi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të enjten shkarkimin e prokurores së Shkodrës Edlira Cufi. Procesi i vetingut për Cufin u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Alma Faskajn dhe anëtare Etleda Çiftja. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Ferdinando Buatier. Gjatë seancës dëgjimore KPK referoi dyshimet […]
Skeda e pasurisë së deklaruar –Edlira Cufi– Prokuroria e Shkodrës
Prokurorja Edlira Cufi e Prokurorisë së Shkodrës do të përballet të martën më 15 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Etleda Çiftja dhe Alma Faskaj. Edlira Cufi e ka nisur karrierën e saj në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 […]
KPK ndërpret procesin e rivlerësimit për prokurorin Petrit Bica
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka vendosur më 31 janar të ndërpresë procesin e vetingut për prokurorin e Tiranës Petrit Bica, për shkak të dorëheqjes së tij nga detyra. Gjithashtu, i është hequr e drejta që të riemërohet në institucionet e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme. Në vendimin e arsyetuar të KPK sqarohet […]






