Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi me shumicë votash të rrëzojë ankimin e Ferdinand Elezit ndaj vendimit të Komisionit që, duke e larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.
Tag: Prokuroria e Apelit Durrës
KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Apelit Durrës Moisi Duda
Pas katë seancash dëgjimore të thirrura nga vetë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, problemet e identifikuara fillimisht në pasurinë e prokurorit Moisi Duda duket se janë rrëzuar, ndërsa u vendos konfirmimi i tij në detyrë.
KPK përmbyll pas 4 seancash hetimet për prokurorin Moisi Duda
Në seancën e katërt dëgjimore ndaj prokurorit të Apelit të Durrësit, Moisi Duda u njoftuan gjetjet në kriterin e figurës dhe profesionalizmit, ndërsa KPK bëri me dije se kishte marrë një dokument shtesë nga subjekti mbi kriterin e pasurisë.
Ankimohet konfirmimi në detyrë i prokurorit Ludovik Dodaj
Prokurori i Apelit Durrës Ludovik Dodaj arriti të kalojë me lehtësi vetingin në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, por Komisioneri Florian Ballhysa apeloi vendimin duke argumentuar se Dodaj nuk është në gjendje të justifikojë pasurinë e tij të tundshme si dhe kursimet cash me një diferencë negative prej 3.1 milionë lekësh.
KPK i jep kohë shtesë prokurorit Moisi Duda për dokumentet e një shtëpie
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se do të kishte një seancë të katërt dëgjimore me prokurorin e Apelit të Durrësit, Moisi Duda, ndërsa i dha këtij të fundit kohë që të sillte dokumentet nga kadastra për një shtëpi 23 metra katrorë, që pretendon se e kishte shitur.
KPK thërret një tjetër seancë për prokurorin Moisi Duda
Gjatë seancës së caktuar të mërkurën për shpalljen e vendimit për prokurorin e Apelit të Durrësit, Komisioni njoftoi rihapjen e hetimit dhe zhvillimin e një seance tjetër dëgjimore, kur subjekti do të pytet lidhur me disa konstatime.






