Kolegji i Posaçëm vendosi të rihap hetimet për prokurorin Adnan Kosova, pasi dëgjoi qëndrimet e palëve në seancë publike. Vendimi për Kosovën u ankimua nga Komisioneri Publik.
Tag: Prokuroria e Përgjithshme
Bixhozi si “ves i keq” ndan Kolegjin në çështjen e Artur Selmanit
Ankimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ka lehtësuar pozitat e ish-prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme Artur Selmani lidhur me përfshirjen në lotari si dhe masakrën e Çoles, por problemet me pasurinë e nxjerrin përfundimisht jashtë sistemit.
Kolegji: Ramadan Troci cënoi “të drejtën për jetë” të minatorëve të aksidentuar
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ritheksoi në vendimin për ish-prokurorin Ramadan Troci se hetimet e dobëta dhe shpesh të munguara të aksidenteve në minierë dhe ngarkimi me faj i viktimave ishin shkelje e të drejtave të njeriut. Ish-prokurori u penalizua edhe për ekspozimin me arrogancë të pasurive të fituara padrejtësisht.
KPK: Prokurori Arqile Koça cënoi besimin te drejtësia
Në vendimin e KPK-së për prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koça, trupi gjykues vendosi t’i konsideronte deklarimet e pasakta dhe të pamjaftueshme në formularin periodik të ILDKPKI, si provë me te njëjtën rëndësi sa dhe deklarimet e pasakta e të pamjaftueshme në deklaratën veting.
Punësoi kunatin emigrant të Adriatik Llallës, KPK konfirmon në detyrë Dritan Pekën
Gjatë procesit të rivlerësimit të prokurorit, Dritan Peka Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti një sërë pikëpyetjesh dhe dyshimesh- të bazuara mbi një denoncim, mbi praktikën e punësimit dhe pagesën e paligjshme të një magazinieri në Prokurorinë e Apelit Tiranë. Peka akuzohet se e kishte rekrutuar këtë punonjës pa shpallje publike, pa arsim përkatës dhe […]





