Ish-prokurori Besnik Cengu | Foto: Edmond Hoxhaj/BIRN
KPK Lajme Veting

KPK pranon kërkesën e prokurorit Besnik Cengu për ndërprerjen e vetingut pa sanksion

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 3 mars 2023 vendimin për pranimin e kërkesës së prokurorit të Tiranës Besnik Cengu, që ndërprerja e vetingut të deklarohej pa një vendim përfundimtar, duke mos i caktuar kështu ndalimin për rikthimin në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme. Vendimi u mor me […]

Prokurori Besnik Cengu në seancën para KPK-së.
KPK Lajme Veting

“Pension i parakohshëm”: Besnik Cengu kundërshton sanksionin 15-vjeçar

Prokurori Besnik Cengu i Prokurorisë së Tiranës u përball të enjten më 2 mars 2023 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore kundërshtoi konkluzionet paraprake për ndërprerjen e procesit të vetingut ndaj tij dhe vendosjen e sanksionit që i ndalon rikthimin në sistemin e drejtësisë, për shkak të kërkesës së tij […]

Skeda e pasurisë së deklaruar – Besnik Cengu – Prokuroria e Tiranës
KPK Lajme Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Besnik Cengu – Prokuroria e Tiranës

Prokurori Besnik Cengu i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të enjten më 2 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko dhe Roland Ilia. Besnik Cengu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësor. […]

Prokurorja Mariola Mërtiri pas seancës në KPK. Foto:BIRN
KP Lajme Veting

Komisioneri Publik kërkon në Kolegj shkarkimin e prokurores Mariola Mërtirit

Komisionerja Publike Irena Nino bëri ankim ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës  Mariola Mërtiri. Nino thotë se hetimi i Komisionit dhe vlerësimi i fakteve të bëra nga KPK  kishte mangësi dhe i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të vendosë shkarkimin e prokurores për […]

Prokurori i Tiranës, Adnand Xhelili pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
Analiza KPA Lajme Veting

Adnand Xhelili dështoi të përmbyste në KPA një pjesë të konkluzioneve për pasurinë

Prokurori i Tiranës, Adnand Xhelili u shkarkua nga detyra më 12 shkurt të vitit 2020 pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se subjekti i rivlerësimit kishte kryer deklarime të pasakta në vite dhe në deklaratën “veting”; se kishte mungesë të ardhurash financiare për të justifikuar pasuritë dhe shpenzimet e kryera gjatë periudhës së […]

Prokurori Kudusi Shahu pas seancës së dytë dëgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
Analiza KPK Lajme Veting

Prokurori Kudusi Shahu u gjet nga KPK me balanca negative në vlera të mëdha

Prokurori i Tiranës, Kudusi Shahu arriti që me prapësimet e paraqitura prej tij në seancën e parë dëgjimore më 2 nëntor 2022 në funksion të barrave të provës, të bindte Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për çeljen e hetimit administrativ edhe për dy kriteret e tjerë, por sërish ai rezultoi me balanca negative në vlera […]