Shumica e trupës gjykuese në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit i konsideroi të pamjaftueshme shkaqet e ngritura nga Komisioneri Publik për prokuroren Lindita Ziguri Male – duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.
Tag: Prokuroria e Rrethit Tiranë
KPK u nda në vlerësimin e prokurorit Ardian Braho
Sipas shumicës së trupit gjykues të KPK, prokurori Ardian Braho nuk ka provuar burimet e prindërve që kanë shërbyer për pagesën e një pjese të çmimit të një apartamenti ku jeton, ndërsa pakica vlerëson se nëse do të kryhet analiza kumulative ndër vite, rezulton me balancë pozitive. Komisioni është ndarë edhe për depozitimin e disa […]
KPA lë në fuqi vendim e KPK-së për prokuroren Anila Galanxhi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpalli të mërkurën vendimin që konfirmon përfundimisht largimin nga sistemi i drejtësisë së prokurores Anila Galanxhi për një periudhë 15-vjeçare.
KPA mbyll hetimin gjyqësor për Lindita Zigurin
Kolegji i Posaçëm i Apelimit administroi si prova aktet e dërguara prej institucioneve dhe dokumentet e dorëzua nga subjekti në funksion të kërkesës së Komisionerit Publik për hetimin e aktivitetit tregëtar të bashkëshortit dhe vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor për prokuroren Lindita Ziguri Male.
KPA la në fuqi shkarkimin e Alketa Nushit vetëm për shkeljet profesionale
Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi me shumicë pjesët e vendimit të KPK që shkarkonin Alketa Nushin për “cënim të besimit të publiku” dhe “deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë”, por la në fuqi shkarkimin për papërshtatshmëri në kriterin e profesionalizmit.
KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës, Ndini Tavani
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi unanimisht të rikthejë në detyrë prokurorin Ndini Tavani duke e rrëzuar vendimin e shkarkimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të marrë me shumicë.






