Kolegji i Posaçëm i Apelimit Lajme

Udhëtime private dhe zyrtare; Kolegji shtyn seancën ndaj Islamajt

Kolegji i Apelimit i ka kërkuar gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj të shprehet mbi cilësinë e udhëtimeve të tij jashtë shtetit, në mënyrë që ato të përllogariten në analizën financiare të shpenzimeve dhe të ardhurave të subjektit.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, duke dalë nga një seanceë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, | Foto nga : LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbajti ditën e martë seancën e shtatë të procesit mbi ankimin  e Komisionerit Publik ndaj vendimit Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj.

Ngjashëm me seancën e kaluar edhe kjo seanca zgjati pak minuta, gjatë të së cilave kryesuesi Luan daci njoftoi se Policia e Shtetit i kishte sjellë Kolegjit të dhënat e sistemit TIMS të udhëtimeve jashtë shtetit të subjektit për vitet 2004-2008.

Pasi sekretarja gjyqësore i dorëzoi subjektit dhe palëve me procesverbal të dhënat, Kolegji i kërkoi subjektit të shprehej se cili nga udhëtimet në listën e marrë nga sistem TIMS ishte zyrtarë dhe cili privat.

Ndërkohë, Komisioneri Publik Florian Ballhysa theksoi që do të shprehej pasi subjekti të ndante udhëtimet private nga ato zyrtare në lidhje me listën e marrë nga sistemi TIMS dhe ndikimin e saj në analizën financiare të Islamajt.

Kolegji i dha një javë kohë subjektit të studionte materialin e ardhur nga TIMS dhe të shprehej mbi udhëtimet e tij jashtë shtetit, duke e shtyrë seancën të martën me datë 29 janar, ora 12:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *