Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten shkarkimin e prokurorit të Prokurorisë së Tiranës, Shpëtim Kurti. KPK në seancë dëgjimore tha se Kurtit i ishin gjetur lidhje me një trafikant të qenieve njerëzore, si dhe kishte probleme me justifikimin e pasurisë.
KPK vuri në pikëpyetje etikën, pasurinë dhe profesionalizmin e prokurorit Besnik Cani
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe ONM ngritën dyshime mbi etikën profesionale dhe thanë se kishte dyshime për cënimin e besimit të publikut te drejtësia nga prokurori Besnik Cani, tani këshilltar pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Cani mohoi të kishte shkelur etikën dhe kërkoi të konfirmohej në detyrë.
Llotot dhe lehtësimi i akuzave për masakrën e Çoles “vulosin” vetingun e Selmanit
Prokurori Artur Selmani u përball me pyetje për varësinë e tij nga kumari, burimet e pasurisë dhe lehtësimin e akuzave për 3 të pandehur. Ai kundërshtoi gjetjet e KPK-së, akuzoi ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla për veprime të paligjshme dhe e përshkroi karrierën e tij 30-vjeçare si “prokurori që i çon hetimet deri në fund”.
Lidhjet me krimin e organizuar ngrenë pikëpyetje mbi integritetin e prokurorit Shpëtim Kurti
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbajti të enjten seancën dëgjimore për prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Shpëtim Kurti, duke zbardhur lidhjet e tij me një trafikant të qenieve njerëzore, si dhe probleme me justifikimin e pasurisë së tij dhe atë të personave të lidhur.
Ish-gjyqtari Tom Ndreca humbet apelin e shkarkimit nga detyra
Kolegji i Pavarur i Apelimit vendosi të enjten në dhomë këshillimi dhe me vota unanime lënien në fuqi të vendimit të shkarkimit për Ndrecën, i cili u shkarkua për pasuri të padeklaruara dhe fshehjen e dënimit të kunatit.
Skeda e pasurisë së deklaruar-Luan Dervishi-gjyqtar i Apelit të Shkodrës
Gjyqtari Luan Dervishi u bë pjesë e listës së dytë të kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.