Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e prokurorit të Krimeve të Rënda, Eugen Beçi për problemet me pasurinë dhe me figurën.
Kolegji fillon shqyrtimin e çështjes “Xhezair Zaganjori”
Procesi ndaj Kryetarit të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nisi të martën me kërkesën e Komisionerit Publik për shkarkimin e tij nga detyra për pasuri të pajustifikuara ndërsa Zaganjori, ndonëse pranoi mungesën e dokumentacionit për pagesën e taksave, dha një interpretim tjetër të kushtetutës duke kërkuar konfirmimin në detyrë.
Hetimet e pushuara dhe problemet me figurën rrezikojnë prokuroren Alketa Nushi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti pikëpyetje mbi të tre kriteret e vetingut, ndërkohë që prokurorja Alketa Nushi tha se “ndjehej e turpëruar nga raporti i DSIK-së” dhe se dispononte pasuri modeste.
Kolegji i Apelimit rrëzoi pretendimet e Arben Nelës për lapsuse e pasaktësi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi të gjitha pretendimet e ish-prokurorit Arben Nela, duke lënë në fuqi vendimin e shkarkimit të KPK-së dhe duke arritur në të njëjtin përfundim se ai kishte bërë “fshehje e deklarim të rremë pasurie”.
Analiza financiare e KPA vulosi fatin e Astrit Faqollit
Gjyqtari i Tiranës i cili ishte konfirmuar në KPK, u rrëzua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi analiza financiare e gjeti me mungesë burimesh dhe deklarim të pamjaftueshëm. KPA rrëzoi gjithashtu disa arsyetime të KPK-së duke i cilësuar si të pambështetura në ligj.
Prokurori Behar Dibra konfirmohet për SPAK
Prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, njëherazi kandidat për Strukturën e Posaçme Antikurrupsion, SPAK, kaloi me sukses testin e vetingut.