Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi të enjten nga detyra kryetaren e Gjykatës Administrative Shkodër, Valbona Durraj.
Month: May 2023
KPK ngre pikëpyetje mbi burimin e pasurive të gjyqtares Valbona Durraj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se gjyqtarja Valbona Durraj nuk i kishte deklaruar burimet e pasurive të saj, ndërkohë që ngriti dyshime se ajo kishte kryer vepra penale, përfshirë evazion fiskal dhe ndërtim pa leje.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Alfred Agolli –Prokuroria e Apelit Gjirokastër
Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Gjirokastrës, Alfred Agolli do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Seanca në KPA, relatorja Natasha Mulaj përplaset me gjyqtaren Kosova
Parashtrimi i gjyqtares Nertina Kosova se pyetjet drejtuar asaj ishin përsëritje dhe sipas perceptimit të saj “në kufi të paragjykimit” u prit keq prej relatores Natasha Mulaj, që me ton të lartë zëri mohoi të ishte e njëanshme.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Zeqir Hoda –drejtues i Prokurorisë Kurbin
Drejtuesi i Prokurorisë së Kurbinit, Zeqir Hoda do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Skeda e pasurisë së deklaruar-Valbona Durraj- Gjykata Administrative Shkodër
Kryetarja e Gjykatës Administrative të Shkodrës, Valbona Durraj (Seknaj) do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.