Gjyqtarja e Tiranës, Irena Plaku u përball në seancë dëgjimore me pyetje në lidhje me burimin e të ardhurave të prindërve për një hua prej 15 mijë eurosh për blerjen e një apartamenti si dhe për vonesat në disa çështje.
Month: April 2026
Skeda e pasurisë së deklaruar -Irena Plaku -Gjykata e Tiranës
Gjyqtarja Irena Plaku e Gjykatës së Tiranës do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së saj familjare ndër vite.
KPA shkarkon Kastriot Selitën: Dështoi të kalonte testin e moscënimit të besimit të publikut
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vuri në dukje një lidhje mes problemeve në pasuritë e Kastriot Selitës, me mangësitë profesionale të gjetura dhe gjendjen në kushtet e konfliktit të interesit, të cilat të marra në tërësi çuan në vendimin e shkarkimit për “cënim të besimit të publikut te drejtësia”.
Gjyqtarja Evjeni Sinojmeri u shkarkua në mungesë për probleme të pasurisë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vlerëson në vendimin e zbardhur, se pretendimi i gjyqtares së Apelit Tiranë, Evjeni Sinojmeri se e ka pasur të pamundur të japë shpjegime e prova për të kundërshtuar barrën e provës pasi është bllokuar në SHBA nga pandemia, ka qenë i paargumentuar dhe i paprovuar.
Skenari i plehrave: Si u dhjetëfishuan kostot e menaxhimit të mbetjeve të Durrësit
Javën e parë të qershorit, kontejnerët e mbeturinave në Durrës u tejmbushën sërish me plehra, pasi Landfilli i Sharrës raportohet se refuzoi të merrte për disa ditë mbetjet e qytetit bregdetar. Kjo situatë e përsëritur, e cila vjen në kohën kur Durrësi sapo hyri në sezon turistik pas dy vitesh të vështira të shënuara nga […]
KPA tërhiqet për të marrë vendim për Kastriot Selitën
Përgjigjet e Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve lidhur me tatimin ose jo të shumave monetare të dhuruara, nuk sollën ndryshim në qëndrimin e Komisionerit Publik që deklaroi se kërkonte shkarkimin e Kryetarit të Gjykatës së Apelit Administrativ, Kastriot Selita. Ky i fundit e kundërshtoi arsyetimin e Komisionerit.





