Gjyqtari i Apelit të Vlorës, Nazmi Troka pas sancës në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
Korrupsioni KPK Lajme Vendi

Gjyqtar dhe fermer: Nazmi Troka rezulton me probleme të pasurisë

Pamundësia për të vërtetuar të ardhurat nga bujqësia dhe burimet e një huaje e vendosën gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka, në vështirësi për të provuar burimet financiare për ndërtimin e një shtëpie në fshat, blerjen e një apartamenti në Tiranë dhe krijimin e pasurive të tjera të deklaruara.