KPA gjatë shpalljes së vendimit për prokurorin Gjon Kodra. Foto:Vladimir Karaj.
KPA Veting

KPA shkarkon prokurorin Gjon Kodra

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të mërkurën prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin e prokurorit të Tiranës Gjon Kodra për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe cënim të besimit të publikut te drejtësia. Trupa gjykuese që mori vendimin përbëhet nga gjyqtarja Albana Shtylla si kryesuese, si dhe gjyqtarët Sokol […]

Seacë dëgjimore në KPA - foto arkive | BIRN/Nensi Bogdani
KPA Veting

Gjyqtari Ardit Mustafaj kërkon rikthimin në detyrë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbajti të mërkurën seacën dëgjimore publike, pjesë të ankimit të gjyqtarit Ardit Mustafaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e tij nga detyra, bazuar në kriterin e pasurisë. Në parashtrimet e tij, subjekti i rivlerësimit theksoi se KPK kishte bërë vlerësim të gabuar dhe jo objektiv […]

Skeda e pasurisë së deklaruar –Bajram Breçani – Prokuroria e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Bajram Breçani – Prokuroria e Tiranës

Prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Bajram Breçani do të përballet të mërkurën në orën 14:00 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK në seace dërgjimore. Procesi i rivlerësimit për prokurorin Breçani është realizuar në trupa e KPK-së e përbërë nga Etleda Çitja, Pamela Qiko dhe Roland Ilia. Breçani e ka filluar karrierën në […]

Foto arkive - seancë në KPA | BIRN/ Nensi Bogdani
KPA Veting

‘Ithtar i drejtësisë dhe të vërtetës’; prokurori ‘fermer’ kërkon nga KPA kthimin në detyrë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbajti të martën në mëngjes seancën dëgjimore publike për ankimin e prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Adnan Xhelili ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kaulfikimit, KPK për shkarkimin e tij nga detyra. Gjatë seancës të mbajtur pas vendimin të ndërmjetëm të KPA-së, e cili ka konstatuar shkelje […]

Gjatë njofimit të vendimit për prokurorin Shpëtim Garunja. Foto:KPK
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Shpëtim Garunja

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të martën vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës Shpëtim Garunja. Trupa me Roland Ilia, kryetar, Etleda Çiftja, relatore dhe Pamela Qirko, anëtare, arriti në përfundimin se shpjegimet e Garunjës për pikëpyetjet në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit ishin të mjaftueshme. Gjatë seancës dëgjimore që u zhvillua […]

Prokurori Hysni Mulaj në KPK | Foto: Edmond Hoxhaj
KP Lajme Veting

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për prokurorin Hysni Mulaj

Komisioneri Publik njoftoi të premten se kishte ushtruar ankim ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të konfirmuar në detyrë prokurorin Hysni Mulaj. Komisionerja Irena Nino, e cila ka përpiluar ankimin, i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të shkarkojë Mulajn pasi sipas saj ai nuk ka arritur nivel të besueshëm në kriterin […]