Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi të enjten më 23 mars 2023 vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës Administrative Tiranë, Erarbër Madhi dhe kërkon shkarkimin e tij me argumentin se nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë. Ashtu si pakica e Komisionit dhe Operacioni […]
Month: December 2023
Argumentet e Kolegjit për shkarkimin e Fatmira Hajdarit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e gjeti të drejtë vendimin e shkallës së parë të vetingut për ish-gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari dhe la në fuqi shkarkimin e saj për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë si dhe për mosdeklarimin e revokimit të vizës amerikane. Megjithatë, Hajdari arriti të hiqte nga vlerësimi i […]
Kolegji rrëzon “cënimin e besimit” për Bernina Kondin, por lë në fuqi shkarkimin
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka vlerësuar të drejta një pjesë të shkaqeve të ankimit të ish-gjyqtares së Gjykatës Administrative të Apelit, Bernina Kondi, por balancat negative të konstatuara në shumën totale rreth 1.7 milionë lekë si dhe pasaktësitë në deklarime janë vlerësuar të mjaftueshme për lënien në fuqi të shkarkimit të saj. […]
Qëndrimet e ndryshme të KPA-së në rivlerësimin e Valdete Hoxhës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA është ndarë në vlerësimin e ankimit të gjyqtares së Apelit Tiranë, Valdete Hoxha lidhur me konfirmimin e kësaj të fundit nga Komisioni, ku shumica e përbërë nga kryesuesja Albana Shtylla dhe anëtarët Ina Rama, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo kanë vendosur ta lënë në fuqi, ndërsa relatorja Natasha Mulaj […]
Skeda e pasurisë së deklaruar – Ornela Xhembulla– Ish-ndihmëse ligjore
Ornela Xhembulla, ish-ndihmëse ligjore në Prokurorinë e Përgjithshme do të përballet të hënën më 20 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Pamela Qirko dhe Alma Faskaj. Ornela Xhembulla ka punuar si ndihmëse ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Analiza e pasurisë […]
KPK e shkarkoi Saimir Bahitin për cenim të besimit te drejtësia
Prokurori i Shkodrës, Saimir Bahiti u shkarkua nga detyra më 13 janar 2023 prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK pasi në vlerësimin tërësor të çështjes u konkludua se me veprimet dhe mosveprimet e tij se kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia. Vendimi u dha nga trupa e KPK-së, e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, […]