Skeda e pasurisë së deklaruar – Ornela Xhembulla– Ish-ndihmëse ligjore
KPK Lajme Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Ornela Xhembulla– Ish-ndihmëse ligjore

Ornela Xhembulla, ish-ndihmëse ligjore në Prokurorinë e Përgjithshme do të përballet të hënën më 20 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Pamela Qirko dhe Alma Faskaj.

Ornela Xhembulla ka punuar si ndihmëse ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për magjistratët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga Ornela Xhembulla. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga Ornela Xhembulla.

Znj. Xhembulla e ka deklaruar pasurinë për herë të parë në vitin 2021 me një vlerë totale prej 7.9 milionë lekësh.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 5.7 milionë lekë, likujditete bankare prej 1.5 milionë lekësh si dhe automjete me vlerë 681 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për vitin janë rreth 2.9 milionë lekë, nga të cilat 33% burojnë nga paga e subjektit dhe gati 55% nga pagat e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 1 vit të deklarimit nuk rezultuan probleme.

Në deklarimin për herë të pare, subjekti deklaron pasurinë e krijuar ndër vite me burim nga kursimet familjare si dhe një kredi prej 1,500,000 lekë për pagesën e kontratës së sipërmarrjes.

Deklarata e pasurisë së vitit 2021

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *