Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të mërkurës më 16 nëntor lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-gjyqtarit të Apelit Vlorë, Petrit Aliaj.
Aliaj u shkarkua nga detyra më 15 qershor 2020 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimi, KPK pasi u konstatuan një sërë problemesh, përfshi përpjekje për të fshehur pasurinë dhe cënim të besimit te drejtësia. Po ashtu, vendimi i arsyetuar i Komisionit tregon se gjatë procesit të rivlerësimit gjyqtari Petrit Aliaj dërgoi në 4 muaj, katër raporte mjekësore me diagnoza të ndryshme – një prej të cilëve u provua se ishte i rremë.
Vendimi për rrëzimin ankimit të Aliajt ndaj shkarkimit të tij, është marrë në mënyrë unanime pas shqyrtimit në dhomë këshillimi nga trupa e Kolegjit e keyesuar nga Ina Rama, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo.