Skeda e pasurisë së deklaruar –Klodiana Gjyzari –Gjykata e Apelit Vlorë
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Klodiana Gjyzari –Gjykata e Apelit Vlorë

Gjyqtarja e Apelit të Vlorës, Klodiana Gjyzari do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtarja e Apelit të Vlorës, Klodiana Gjyzari do të përballet të hënën më 25 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Brunilda Bekteshi dhe Roland Ilia.

Klodiana Gjyzari ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Vlorës. Ajo e ka ushtruar funksionin në shkallë të parë deri në vitin 2014, kur u dekretua gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Vlorës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Klodiana Gjyzari nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja e Apelit të Vlorës, Klodiana Gjyzari për vitet 2003-2017.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Klodiana Gjyzari deklaronte pasuri familjare me vlerë 5.1 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare e deklaruar kap vlerën e 6.1 milionë lekëve.

Pasuria familjare përbëhet nga pasuri e paluajtshme me vlerë 3 milionë lekë, automjete me vlerë 1.9 milionë lekë, kursime në cash prej 950 mijë lekësh si dhe likujditete bankare prej rreth 254 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 18.4 milionë lekë, nga të cilat 78% kanë si burim pagën e Znj. Gjyzari, 11% pagën e familjarëve dhe rreth 4.5% nga biznesi i ish-bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit nuk rezultoi asnjë deklaratë me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një hua prej 500 mijë lekësh, të marrë nga gjyqtarja Klodiana Gjyzari në vitin 2016 për pagesën e shkollës verore për fëmijën e mitur.

Huaja është shlyer në të njëjtin vit nga tërheqja e një depozite bankare me afat.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *