Komisioni vendosi në unanimitet konfirmimin në detyrë të drejtueses së Prokurorisë së Pogradecit, Dorina Bejko.
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Drejtuesja-e-prokurorise-se-Progradecit-Dorina-Bejko-majtas-në-KPK-533x400.jpg)
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën vendimin e konfirmimit në detyrë të drejtueses së Prokurorisë së Pogradecit, Dorina Bejko.
Procesi i rivlerësimit për prokuroren Dorina Bejko u krye nga trupi gjykues i Komisionit i përbërë nga Roland Ilia kryesues, Suela Zhegu relatore dhe Brunilda Bekteshi anëtare.
Bejko u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, ndërsa u evidentuan disa pasaktësi e mospërputhje në deklarimin e pasurisë.
Bejko ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2007 dhe është emëruar prokurore në Prokurorinë e Rrethit të Pogradecit. Aktualisht ajo e ushtron funksionin si drejtuese e përkohshme në këtë prokurori.