Skeda e pasurisë së deklaruar –Adnand Xhelili – Prokuroria e Tiranës
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Adnand Xhelili – Prokuroria e Tiranës

Prokurori i Tiranës, Adnand Xhelili do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Adnand Xhelili do të përballet të premten më 31 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për Z. Xhelili përbëhet nga Olsi Komici, Firdes Shuli dhe Brunilda Bekteshi.

Prokurori Adnand Xhelili punon prej më shumë se një dekade në Prokurorinë e Tiranës. Paralelisht me detyrën e tij si prokuror, Xhelili është angazhuar edhe në mësimdhënie si pedagog në një universitet privat.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Adnand Xhelili nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori i Tiranës, Adnand Xhelili për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Në deklaratën e parë të pasurisë në vitin 2003, prokurori Adnand Xhelili zotëronte pasuri familjare prej 1.9 milionë lekësh, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij është rritur me shtatë herë, duke kapur vlerën e 14 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria përbëhet nga  10.6 milionë lekë pasuri të patundshme, 2.4 milionë lekë likuiditete bankare, kursime në cash prej 800 mijë lekësh dhe një automjet me vlerë 210 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese kapin vlerën e 35.7 milionë lekëve. Rreth 42% e të ardhurave është siguruar nga paga për shkak të funksionit e Z. Xhelili, ndërsa paga e familjarëve zë gati 30%. Prokurori ka siguruar gjithashtu rreth 24% të totalit të të ardhurave nga produktet bujqësore dhe turizmi nga një shtëpi e zotëruar në Borsh të Sarandës. Të ardhurat nga mësimdhënia zënë gjithashtu 3% të totalit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit, nga të cilat njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitin 2010, prokurori Adnand Xhelili investimin në një shtëpi me tokën e familjes në Borsh në vlerën e 9.2 milionë lekëve. Për financimin e këtij aseti, subjekti ka deklaruar 3 milionë lekë kredi dhe 3 milionë lekë huamarrje, por sërish rezulton me burim të pambuluar prej rreth 151 mijë lekësh, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore të familjes sipas INSTAT.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *