Kaliona Nushi, pas vendimit të KPK. Foto| BIRN
KPK Lajme Veting

Kaliona Nushi, ndihmëse në Gjykatën Kushtetuese u konfirmua nga KPK

Kaliona Nushi, me detyrë ndihmëse ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese, u konfirmua në detyrë të enjten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas një seance dëgjimore që zgjati vetëm 15 minuta.

Trupa e KPK, e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatorë Roland Ilia dhe anëtare Genta Tafa Bungo, e njoftoi vendimin e konfirmimit po të enjten dy orë pas seancës dëgjimore.

Gjatë relatimit për Nushin Ilia vuri në dukje se asaj nuk i ishin gjetur probleme në asnjë prej kritereve të rivlerësimit. Hetimet e KPK për pasurinë e ndihmëses ligjore e gjetën atë me deklarime të sakta dhe me burime të mjafueshme.

Njëlloj hetimet nuk gjetën probleme as në kriterin e figurës apo profesionalizmit. Nushi në seancë mbajti një fjalë të shkurtër, në të cilën falënderoi KPK për korrektësinë e hetimit dhe kërkoi konfirmin në detyrë, i cili u njoftua dy orë më vonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *