Skeda e pasurisë së deklaruar –Vjollca Spahiu – Gjykata e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Vjollca Spahiu – Gjykata e Tiranës

Gjyqtarja Vjollca Hoxha e Gjykatës së Tiranës po përballet të martën më 25 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Firdes Shuli dhe Lulzim Hamitaj.

Vjollca Spahiu e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtare në Kukës. Prej vitit 2014, Spahiu e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtares Vjollca Spahiu nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtarja Vjollca Spahiu.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Vjollca Hoxha deklaronte pasuri me vlerë 5.8 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj familjare kap vlerën e 14.4 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 8.7 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë rreth 3.5 milionë lekë, kursime në cash prej 1.3 milionë lekësh  si dhe automjet me vlerë 800 mijë lekë.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 46.2 milionë lekë, nga të cilat gati 43% kanë si burim pagën e subjektit, 32% pagat e familjarëve dhe gati 21% të ardhurat nga qiraja.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” burimet financiare për shlyerjen e plotë të një kredie në vitin 2007. Subjekti Vjollca Spahiu në deklarimin Periodik/Vjetor 2007 ka bërë shlyerjen e plotë të kredisë në shumën 33,950 euro me burim gjendjen cash të akumuluar ndër vite dhe një akt notarial, detajet e së cilit deklarohen në faqen konfidenciale.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *