Irena Qeleshi në KPK
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon në detyrë prokuroren Irena Çunoti Qeleshi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 18 korrik vendimin për konfirmimin në detyrë të prokuores së Korçës, Irena Çunoti Qeleshi. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Etleda Çiftja dhe anëtar Roland Ilia.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën, Qeleshi dha shpjegime për bilancet negative të konstatuara në kriterin e pasurisë si dhe për disa gjetje në aspektin profesional. Ajo u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe në fund të parashtrimeve të saj, kërkoi konfirmimin në detyrë.

Irena Çunoti Qeleshi e ka filluar karrierën si prokurore në Korçë në vitin 1987.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *