Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, Aurel Arapi u konfirmua në detyrë të premten më 1 prill nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK që vendosi gjithashtu të transferojë për verifikim në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë një çështje. Arapi iu nënshtrua procesit të vetingut përballë trupës gjykuese të përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim […]
Author: Edmond Hoxhaj
KPK konfirmon në detyrë Erjon Shehajn dhe transferon për inspektim dy çështje penale
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin e konfirmimit në detyrë të drejtuesit të Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj. Ndërkohë, u njoftua se Komisioni ka vendosur të transferojë për verifikime të metejshme pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dy çështje, një e për veprën penale “goditja për shkak të detyrës”, e pushuar […]
KPA vijon seancën maratonë për Elizabeta Imerajn
Seanca publike maratonë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA ku po shqyrtohet ankimi i Komisionerit Publik Florian Ballhysa kundër vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë të drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj vijoi të enjten më 31 mars edhe për rreth 8 orë të tjera. Thuajse e gjithë koha iu dedikua Imerajt […]
KPK: Flutura Hoxha fshehu një apartament pasi nuk justifikonte burimet
Gjyqtarja e Pukës Flutura Hoxha u shkarkua nga detyra më 25 shkurt, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se nuk provoi dot burimet e ligjshme të pasurive dhe se për këtë arsye kishte fshehur blerjen e një apartamenti në Tiranë në emër të babait. Ndërkohë ajo e vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Sulejman Kurti
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të martës më 29 mars vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti. Në njoftim thuhet se trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Ina Ramën, Mimoza Tasin e […]
KPA rihap shqyrtimin gjyqësor për Fatri Islamajn, bazuar në një mendim të ONM
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 31 mars se kishte vendosur rihapjen e shqyrtimit gjyqësor lidhur me ankimin e gjyqtarit të Apelit të Tiranës Fatri Islamaj, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që e shkarkoi nga detyra më 10 dhjetor 2019. Në seancën e të enjtes kur pritej […]






