Prokurori Hysni Mulaj në KPK | Foto: Edmond Hoxhaj
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Hysni Mulaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Hysni Mulaj. Rivlerësimi kalimtar i prokurorit Mulaj u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatire Suela Zhegun dhe anëtare Firdes Shulin. Gjatë hetimit paraprak KPK konstatoi pamundësi financiare të familjes së prokurorit […]

Skeda e pasurisë së deklaruar – Enkela Vlora (Bajo) – Gjykata e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Enkela Vlora (Bajo) – Gjykata e Tiranës

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Enkela Vlora (Bajo) do të përballet të mërkurën më 8 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Brunilda Bekteshi dhe Suela Zhegu. Enkela Vlora (Bajo) e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 […]

Prokurorja Elona Alvora pas vendimit të konfirmimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Elona Alvora konfirmohet në detyrë

Komisoni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën vendimin për konfirmimin në detyrë prokurores së Vlorës, Elona Alvora. Vendimi për konfirmimin e Alvorës u mor në mënyrë unanime, ndërkohë që Komisioni vendosi të transferojë për inspektim në institucionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dy çështje të verifikuara nga subjekti i rivlerësimit. Procesi i […]

Prokurorja Eriselda Bala pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Vladimir Karaj.
Analiza KPK Veting

KPK u nda në vlerësimin e pasurisë së prokurores Eriselda Bala

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi me shumicë votash më 7 prill 2022 të largojë nga detyra prokuroren e Tiranës, Eriselda Bala për problemet në kriterin pasurisë. Ndërkohë, Bala u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Shumica e përbërë nga kryesuesja Suela Zhegu dhe anëtarja Firdes Shuli arritën në përfundimin se prokurorja Bala […]

Gjyqtari Altin Abdiu pas seancës dëgjimore, Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Shtyhet seanca dëgjimore për Altin Abdiun

Seanca dëgjimore publike në funksion të procesit të vetingut të gjyqtarit të Tiranës, Altin Abdiu e përcaktuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK për t’u zhvilluar të hënën më 6 qershor u shty, pas një kërkese të përfaqësueses ligjore të subjektit të rivlerësimit. Kur kryesuesi i trupës së KPK-së, Roland Ilia çeli seancën, gjyqtari […]

Prokurori Florian Bonjaku pas shpalljes së vendimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Florian Bonjaku konfirmohet me shumicë votash

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të enjten vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Krujës, Florian Bonjaku. Kryesuesja e trupës së KPK-së, Xhensila Pine sqaroi se vendimi i konfirmimit të Bonjakut është marrë me shumicë votash. Dy anëtërët e tjerë të trupës së Komisionit  që kreu procesin e vetingut për këtë subjekt rivlerësimi […]