Prokurori i Shkodrës Ermir Lelçi u pyet dhe dha shpjegime më së shumti për një apartament në bashkëpronësi me të atin që kishte paguar edhe pjesën më të madhe të çmimit, për të cilin nuk është provuar burimi i ligjshëm. Gjithashtu, ai dha shpjegime për mangësitë profesionale dhe raste konflikti interesi gjatë hetimit, të konstatuara […]
KPK
Skeda e pasurisë së deklaruar –Silvana Lule–Prokuroria e Tiranës
Prokurorja Silvana Lule e Prokurorisë së Tiranës do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së saj familjare.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Ermir Lelçi–Prokuroria e Shkodrës
Prokurori Ermir Lelçi i Prokurorisë së Shkodrës do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.
Gjyqtarja Klorinda Çela përballet me akuza për fshehje pasurish në KPK
Ashtu si në procesin e rivlerësimit të bashkëshortit të saj të shkarkuar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime se gjyqtarja e Tiranës, Klorinda Çela ka fshehur dy pasuri dhe ka mungesa financiare në vlera të mëdha të burimeve të ligjshme.
Prokurori Ardian Braho përballet me pyetje për pasurinë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kërkoi shpjegime nga prokurori për mungesën e burimeve financiare të prindërve në blerjen e dy apartamenteve nga babai dhe marrëdhëniet financiare të atit me tezen e tij emigrante në SHBA. Braho argumentoi burimet e pasurisë dhe kërkoi konfirmim në detyrë.
Dyshimet për hua fiktive me ‘kursimet e jetës’ penalizuan Arben Dylën
Dhënia e një huaje nga prokurori i Lushnjës Arben Dyla në shumën 50 mijë euro, me interes 60 mijë euro për 5 vjet, u konsiderua si kontratë fiktive që kishte qëllim blerjen e një apartamenti – ndërkohë që bazuar në deklarimet e kursimeve në vite u konstatua balancë negative 5.2 milionë lekë për kryerjen e […]






