Gjyqtarja e Beratit, Adelajda Gjuzi do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së saj familjare.
KPK
Agron Gjana jep dorëheqjen pasi njihet me rezultatet e vetingut
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të ndërpresë procesin e rivlerësimit për prokurorin e Durrësit, Agron Gjana pas dorëheqjes së tij, si dhe t’i ndalojë rikthimin në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.
Prokurori i arrestuar i Sarandës, Sali Hasa gjendet me probleme të pasurisë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti balanca negative në vlera të mëdha si dhe ngriti dyshime për dhurimin e një sipërfaqe toke në Porto Palermo në emër të fëmijëve të prokurorit të Sarandës, Sali Hasa, aktualisht i arrestuar për korrupsion pasiv.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Sali Hasa – Prokuroria e Sarandës
Prokurori Sali Hasa i Prokurorisë së Sarandës u përball të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2004 deri në fund të vitit 2018.
Gjyqtari Ahmet Metaliaj u dorëhoq pasi u njoh me rezultatet e vetingut
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndëpresë procesin e rivlerësimit për gjyqtarin e Tiranës, Ahmet Metaliaj për shkak të dorëheqjes së tij nga detyra pasi u njoh me rezultatet e hetimit administrativ që kishte nisur para një viti e gjysmë.
KLGJ përgatitet të marrë stafetën e vetingut në vitin 2022
Në projekt-buxhetin afatmesëm të Këshillit të Lartë Gjyqësor parashikohet edhe punësimi i 27 ekspertëve për kryerjen e vetingut pas qershorit të vitit 2022, kohë kur skadon mandati 5-vjeçar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.






