Sipas vendimit të arsyetuar të KPK, prokurorja Alketa Zifla përfitoi një kredi të butë nga Bashkia e Fierit përmes veprimeve fiktive dhe pushoi më pas një kallëzim ndaj zyrtarëve të kësaj bashkie në kushtet e ‘konfliktit të interesit’.
KPK
Veliera e gjyqtarit Kreshnik Omari ekspozoi ‘pasuri të fshehura’ në emër të prindërve
Në vendimin e arsyetuar të shkarkimit të Kreshnik Omarit, Komisioni evidenton mungesa financiare në vlera të mëdha për justifikimin e pasurive të tij dhe të prindërve –për të cilat u ngritën dyshime se janë pasuri të fshehura të vetë subjektit.
Prokurori Granit Shahu dha dorëheqjen 6 muaj pas nisjes së vetingut
Sipas vendimit të KPK-së, prokurori i Tiranës, Granit Shahu humbet të drejtën për t’u rikthyer në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.
Argumentet e KPK-së në vendimin e shkarkimit të Zegjine Sollakut
Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku u hetua në veting për transaksione të padeklaruara, konflikt të mundshëm interesi dhe denoncimet nga publiku, por u penalizua në fund nga aritmetika e analizës së pasurisë.
KPK bëri një sy qorr ndaj pushimit të hetimeve për korrupsion nga kryeprokurori i Elbasanit
KPK arsyeton në vendimin e konfirmimit se dy vendime të prokurorit Kreshnik Ajazi për pushimin e hetimeve për fshehje pasurie, korrupsion dhe pastrim parash – nga një kryebashkiak dhe një gjyqtar i Apelit të Vlorës, nuk ishin problematikë.
KPK u nda në vendimin për shkarkimin e gjyqtares Luveda Dardha
Relatori Olsi Komici ka dalë në mendim pakice kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualfikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Luveda Dardha.






