KPK shpalli vendimin e konfirmimit pasi duket se u bind nga shpjegimet e Banushit mbi pikëpyetjet e lindura mbi blerjen e një apartamenti dhe vërtetësinë e deklarimeve të personave të lidhur.
KPK
KPK heton shortet e prokurorit Martini gjatë drejtimit të Prokurorisë së Shkodrës
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi një seancë të dytë dëgjimore me prokurorin Anton Martini, të fokusuar kryesisht mbi një denoncim për procedurat e shortimit të çështjeve për 7 muajt që ai drejtoi Prokurorinë e Shkodrës.
Gjyqtari Dritan Banushi përballet me vetingun
Kryetari i Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Dritan Banushi u përball të hënën më 27 janar me procesin e vetingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK.
Kontrata fiktive penalizoi në veting gjyqtarin Arjan Balliu
Komisioni vlerësoi se gjyqtari i apelit të Durrësit ka kryer shitje fiktive të një apartamenti te vjerra e tij me synimin e justifikimit të parave për blerjen e një makine luksoze. Ai gjithashtu u penalizua edhe nga fakti se nuk ishte tërhequr nga pozicioni i relatorit në një proces gjyqësor me palë një kompani ndërtimi […]
Transaksionet me nënën dhe baxhanakun penalizuan gjyqtarin Arben Vrioni
Një mori veprimesh financiare dhe kontratash u gjetën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit si kontradiktore me vetë deklarimet e gjyqtarit Arben Vrioni, i cili rezultoi me bilanc negativ prej 6.5 milion lekësh pas hetimii nga KPK.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Dritan Banushi- Gjykata e Apelit Gjirokastër
Kryetari i Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës, Dritan Banushi do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.