Skeda e pasurisë së deklaruar –Dritan Banushi- Gjykata e Apelit Gjirokastër
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Dritan Banushi- Gjykata e Apelit Gjirokastër

Kryetari i Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës, Dritan Banushi do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Kryetari i Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës, Dritan Banushi do të përballet të hënën më 27 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për Z.Banushi përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Valbona Sanxhaktari dhe Suela Zhegu.

Dritan Banushi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe përgjatë tre dekadave ka punuar si gjyqtar i shkallës së parë dhe i Apelit në Gjirokastër.

Ai është emëruar gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës në vitin 2004, ndërsa dhjetë vjet më vonë është promovuar si kryetar i kësaj gjykate.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Dritan Banushi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Dritan Banushi nga viti 2003 deri në vitin 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Dritan Banushi deklaronte pasuri me vlerë 1.8 milionë lekë në vitin 2003-kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private pranë ILDKPKI-së, ndërsa në fund të vitit 2017 pasuria e tij familjare është rritur me 5 herë dhe kap vlerën e 10.6 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria e Z.Banushi ndahet në 6.9 milionë lekë likujditete bankare, 1.8 milionë lekë kursime të akumuluara në cash, pasuri të paluajtshme me vlerë të deklaruar prej 800 mijë lekësh si dhe automjet me vlerë 1 milion lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 24.9 milionë lekë. Rreth 78% e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni i gjyqtarit, ndërsa paga e bashkëshortes zë 16% të totalit. Rreth 4% e të ardhurave kanë si burim të deklaruar dhuratat në cash të familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklarata që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” deklarimet për pasurinë e paluajtshme si dhe përfitimin e dhuratave në cash.

Më konkretisht, gjyqtari Banushi deklaronte në vitin 2003 një apartament “karabina” në emër të babait dhe përgjatë viteve të tjera nuk deklaron pasuri të paluajtshme. Ndërsa në vitin 2016, bashkëshortja e tij deklaron se ka përfituar me testament nga babai një apartament me vlerë 1.6 milionë lekë.

Gjithashtu gjatë viteve 2014-2016, vajza e gjyqtarit ka marrë dhurata cash nga të afërmit në vlerën e 1.1 milionë lekëve.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *