Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, gjatë një seance të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK | LSA
Lajme

SPAK dërgon në gjyq Shkëlzen Selimin për deklarim të rremë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të hënën më 31 tetor se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, të akuzuar për veprën penale të deklarimit të rremë të pasurisë. Rreth dy vjet më parë, SPAK regjistroi procedim […]

Artikull kryesor Lajme KPK Lajme

Gjyqtarja Luljeta Kole konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 21 tetor vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Korçës, Luljeta Kole. Gjatë seancës dëgjimore më 20 tetor, Komisioni nuk konstatoi probleme për pasurinë, ndërkohë që Kole dha shpjegime për një çështje të gjykuar prej saj dhe një proces disiplinor të pezulluar. Hetimi administrativ […]

Lajme

KPA prish vendimin e KPK për gjyqtaren Entela Shedula

Gjyqtarja e Gjykatës së Kavajës do të rihetohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kriterin e pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit, ndërsa vendimi i KPK që e shkarkonte atë nga detyra për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë u prish të enjten nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Vendimi për Shedulën është ndër rastet e […]

Komisionerja e KPK-së, Etleda Çiftja.
Lajme

SPAK kërkon shpalljen fajtore të komisioneres Etleda Çiftja

Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK kërkoi të hënën më 12 shtator në gjykatë shpalljen fajtore të anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja për veprat penale të “falsifikimit” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”. Sipas koordinatores për marrëdhënien me median në SPAK, Xhulieta Krasta, prokurorja Enkeleda Milonai që […]

Gjatë njofimit të vendimit për prokurorin Shpëtim Garunja. Foto:KPK
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Shpëtim Garunja

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të martën vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës Shpëtim Garunja. Trupa me Roland Ilia, kryetar, Etleda Çiftja, relatore dhe Pamela Qirko, anëtare, arriti në përfundimin se shpjegimet e Garunjës për pikëpyetjet në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit ishin të mjaftueshme. Gjatë seancës dëgjimore që u zhvillua […]

Prokurori Hysni Mulaj në KPK | Foto: Edmond Hoxhaj
KP Lajme Veting

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për prokurorin Hysni Mulaj

Komisioneri Publik njoftoi të premten se kishte ushtruar ankim ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të konfirmuar në detyrë prokurorin Hysni Mulaj. Komisionerja Irena Nino, e cila ka përpiluar ankimin, i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të shkarkojë Mulajn pasi sipas saj ai nuk ka arritur nivel të besueshëm në kriterin […]