Seanca dëgjimore publike në funksion të procesit të vetingut të gjyqtarit të Tiranës, Altin Abdiu e përcaktuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK për t’u zhvilluar të hënën më 6 qershor u shty, pas një kërkese të përfaqësueses ligjore të subjektit të rivlerësimit. Kur kryesuesi i trupës së KPK-së, Roland Ilia çeli seancën, gjyqtari […]
Lajme
KPA mbyll hetimin gjyqësor për ankimin ndaj konfirmimit të Rilinda Selimit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën më 6 qershor të mbylli hetimin gjyqësor lidhur me ankimin e institucionit të Komisionerëve Publikë kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Apelit, Rilinda Selimi. Mbyllja e shqyrtimit gjyqësor u vendos pasi trupa e […]
Prokurori Erjon Shehaj do të përballet me Kolegjin për problemet profesionale
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa njoftoi të premten ankimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të drejtuesit të Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj, duke kërkuar shkarkimin e këtij të fundit për problemet e kriterit profesional. Shehaj u konfirmua në detyrë më 1 prill 2022, pasi trupa e Komisionit të […]
SPAK kërkon gjykimin e anëtarit të KPA, Ardian Hajdari për fshehje të ardhurash
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka dërguar për gjykim çështjen penale në ngarkim të anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari, i akuzuar për veprat penale të “fshehjes së të ardhurave” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”. Prej 7 shkurtit 2022, Hajdari është pezulluar nga detyra në KPA, […]
Florian Bonjaku konfirmohet me shumicë votash
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të enjten vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Krujës, Florian Bonjaku. Kryesuesja e trupës së KPK-së, Xhensila Pine sqaroi se vendimi i konfirmimit të Bonjakut është marrë me shumicë votash. Dy anëtërët e tjerë të trupës së Komisionit që kreu procesin e vetingut për këtë subjekt rivlerësimi […]
Alma Bramo konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Matit, Alma Bramo. Rivlerësimi për prokuroren Bramo u krye nga trupa e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Xhensila Pine dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin. Gjatë seancës dëgjimore më 31 maj, prokurorja Alma Bramo u pyet në lidhje me […]






