Gjyqtarja Anila Guri (Kristani) këmbënguli të mërkurën, gjatë seancës publike për ankimin e saj ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili e ka shkarkuar nga detyra në korrik të vitit 2019, se nuk kishte pasuri të tjera veç një makine dhe kursimeve të deklaruara dhe se ishte mbajtur padrejtësisht përgjegjëse nga KPK […]
Lajme
Elona Alvora jep shpjegime për përdorimin e një apartamenti dhe profesionalizmin
Relatimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për kriterin e pasurisë dhe të pastërtisë së figurës për prokuroren e Vlorës, Elona Alvora zgjati pak minuta gjatë seancës dëgjimore të martën më 31 maj, ndërsa u evidentuan dhjetëra gjetje në kriterin profesional për të cilat subjekti u pyet dhe dha shpjegime për rreth tre orë. […]
Komisionerja Publike i kërkon Kolegjit që të konfirmojë gjyqtaren Irena Gjoka
Komisionerja publike, Irena Nino rrëzoi të martën gjatë konkluzioneve përfundimtare shkaqet e ankimit të paraardhësit të saj, Darjel Sina ndaj konfirmimit në detyrë të kryetares së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Irena Gjoka. Nino u tërhoq edhe nga qëndrimi i saj i mbajtur në seancën e 27 majit, kur kërkoi shkarkimin nga detyra […]
Prokurorja Alma Bramo përballet me vetingun
Komisioni i pavarur i Kualifikimit zhvilloi të martën seancë dëgjimore me prokuroren e Prokurorisë së Rrethit të Matit, Alma Bramo. Bramo, e cila ka filluar punë në prokurori në vitin 2015, dha shpjegime kryesisht lidhur me të ardhurat e përdorura nga e ëma në blerjen e një apartamenti në Tiranë në vitin 2006. Siç u […]
Hysni Mulaj përmbys balancën negative pas riçeljes së hetimit
Riçelja e hetimit administrativ në rivlerësimin e prokurorit të Tiranës, Hysni Mulaj ka sjellë ndryshim të analizës financiare për pjesën më të madhe të burimeve që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti në Tiranë të porositur në vitin 2004 për çmimin 39 mijë e 546 euro. Në seancën e parë dëgjimore më 25 mars, […]
Florian Bonjaku jep shpjegime për çmimin e shitjes së një apartamenti
Prokurori i Krujës, Florian Bonjaku dha shpjegime në seancën e tretë dëgjimore të premten më 27 maj lidhur me hetimin e kryer rishtazi nga Komisioni për dyshimet e ngritura për veprime fiktive në shitjen e një apartamenti. Në seancën e 27 prillit, kur pritej që prokurori Bonjaku të njihej me vendimin e Komisionit të Pavarur […]






