Seanca dëgjimore për gjyqtarin e Shkodrës, Andri Ymeri u shty të hënën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, pasi u pranua kërkesa e njërit prej avokatëve të tij mbrojtës për të pasur më shumë kohë për t’u njohur me dosjen. Procesi i vetingut për gjyqtarin Ymeri po kryhet nga trupa e KPK-së, e kryesuar nga […]
Lajme
KPA lë në fuqi konfirmimin e Marinela Osmanit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të premten lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren Marinela Osmani, duke e konsideruar jopropocional shkarkimin e saj për të njëjtat probleme në bazë të të cilave u shkarkua bashkëshorti. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla […]
Kolegji dëgjon konkluzionet në çështjen e gjyqtarit Dritan Banushi
Seanca e së premtes në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ndaj drejtuesit të Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës, Dritan Banushi u duk si një përsëritje e dy seancave të para. Ndërsa lexuan qëndrimet përfundimtare, Komisionerja Publike, Irena Nino dhe Banushi e avokati i tij, Viktor Gumi, u qëndruan argumenteve të dhëna më herët. “Komisioneri Publik […]
Komisionerja Publike kërkon shkarkimin e gjyqtares Irena Gjoka
Komisionerja publike Irena Nino u qëndroi shkaqeve të ankimit gjatë parashtrimeve të paraqitura të enjten në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA për çështjen e gjyqtares Irena Gjoka, duke kërkuar shkarkimin e saj për deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm për pasuritë, si dhe për mungesë burimesh në krijimin e tyre. Sipas Ninos, vendimarrja e […]
KPK konfirmon prokurorin Bledar Bejko
Prokurori i Durrësit Bledar Bejko u konfirmua të enjten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendimi u mor pas dy seancave dëgjimore dhe hetimeve në të tri kriteret e rivlerësimit. Trupa e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Brunilda Bekteshi dhe anëtar Olsi Komicin, njoftoi se Bejko ishte konfirmuar në detyrë. Prokurori iu nënshtruar dy […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e Marjana Velçanit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 26 maj vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-kryetares së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, Marjana Velçani. Vendimi u mor nga trupa gjykuese e Kolegjit e kryesuar nga Rezarta Schcuetz, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Ina Rama, Mimoza […]





