Ndryshe nga tre seancat e para kur drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj paraqiti për orë të tëra parashtrimet, provat, pretendimet dhe kërkimet e saj, seanca e katërt të martën më 12 prill zgjati rreth gjysmë ore. Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA njoftoi vendimmarrjen lidhur me kërkesat e palëve për […]
Lajme
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Marsela Balili
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të hënës më 11 prill, vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit të ish-gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Marsela Balili. Në njoftimin e KPA thuhet se trupi gjykues i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Ina Rama dhe anëtarë Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, […]
KPA mbyll për herë të dytë shqyrtimin gjyqësor për Fatri Islamajn
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën të mbyllë për të dytën herë shqyrtimin gjyqësor lidhur me ankimin e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Fatri Islamaj, pasi ky i fundit paraqiti qëndrimit e tij ndaj një mendimi të përfaqësuesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Ferdinando Buatier. Në seancën paraardhëse më 31 mars, kur […]
Elfrida Bregova kalon shkallën e parë të vetingut
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 8 prill vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurores së Tiranës, Elfrida Bregova. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të mërkurën më 6 prill, Bregova u përball me pikëpyetje mbi mundësitë financiare të saj dhe të bashkëshortit po ashtu prokuror, Saimir Bahiti, në blerjen e një […]
KPA dëgjon parashtrimet e palëve në çështjen për Bujar Meminë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten me parashtrimet e prokurorit të Krujës, Bujar Memia kundër vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP për shkarkimin e tij nga detyra, si dhe me parashtrimet e këtij të fundit dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD që e konsideruan hetimin dhe vendimmarrjen […]
BE dhe SHBA kritikojnë “dizinformimin” ndaj vetingut dhe vëzhguesve
Drejtoria e Zgjerimit në Komisionin Evropian në Bruksel deklaroi të enjten në Twitter se disa akuza të raportuara në median shqiptare kundër organeve të vetingut dhe vëzhguesve ndërkombëtarë janë “të papranueshme” dhe se synojnë të cënojnë besimin te reforma e drejtësisë, një deklaratë e cila u mbështet dhe nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë. Mesazhi […]






