Prokurorja e Tiranës, Elfrida Bregova u përball të martën me pikëpyetje mbi mundësitë financiare të saj dhe të bashkëshortit po ashtu prokuror, Saimir Bahiti, në blerjen e një apartamenti 104 metra katrorë në Tiranë. KPK vuri në dukje se Bregova rezultonte me fonde të pamjaftueshme dhe një bilanc negativ në total prej 2.9 milionë lekësh, […]
Lajme
KPA riçel hetimin gjyqësor për gjyqtarin Gerd Hoxha
Kolegji i Posaçëm i Apelimit u njoh të martën me parashtrimet e Komisionerit Publik, Darjel Sina lidhur me ankimin ndaj vendimit të konfirmimit në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Gerd Hoxha. Gjatë seancës që zgjati rreth 7 orë, KPA vendosi të pranojë kërkesën e Sinës për çeljen e hetimit dhe kryerjen e analizës financiare, si […]
Prokurorja Eriselda Bala jep shpjegime për pagesën e ‘çuditshme’ përmes bankës
Seanca për prokuroren e Tiranës, Eriselda Bala që u zhvilluar të martën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit u përqendrua në një moment të çudishëm dhe që vetë prokurorja tha se ishte “i palogjikshëm”. Siç u raportua në seancë nga relatorja Brunilda Bekteshi, që ishte pjesë e trupës së KPK-së bashkë me Suela Zhegun dhe […]
KPK riçel hetimin për prokurorin Bledar Bejko
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të hënën më 4 prill riçeljen e hetimit administrativ për prokurorin e Durrësit, Bledar Bejko. Kur pritej që Komisioni të njoftonte vendimin përfundimtar për Bejkon, kryesuesja e trupës Pamela Qirko deklaroi se me vendim të ndërmjetëm ishte vendosur riçelja e hetimit administrativ. Qirko nuk bëri me dije shkaqet e […]
Tre seanca maratonë dhe 19 orë në KPA, Elizabeta Imeraj përmbyll parashtrimet
Tre seancat maratonë në KPA për tre ditë radhazi që zgjatën rreth 19 orë në total kur KPA u njoh me parashtrimet Komisionerit Pubik për ankimin e kryer kundër konfirmimit në detyrë të prokurores Elsabeta Imeraj, u dominuan prej kësaj të fundit – e cila dhe vetë deklaroi në mënyrë të përsëritur se po u […]
Aurel Arapi konfirmohet në detyrë
Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, Aurel Arapi u konfirmua në detyrë të premten më 1 prill nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK që vendosi gjithashtu të transferojë për verifikim në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë një çështje. Arapi iu nënshtrua procesit të vetingut përballë trupës gjykuese të përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim […]






