Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Durrës, Anita Mici dhe transferoi një çështje për inspektim.
Në Fokus
Gjyqtarja e Apelit Shkodër, Lindita Hoxha përballet me probleme për pasurinë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar probleme me pasurinë e subjektit dhe dy raste të mundshme konflikti interesi.
Praktikat e blerjes së dy apartamenteve sollën shkarkimin e gjyqtares Bernina Kondi
Vendimi i arsyetuar i KPK-së ngre dyshime për vlerën reale të blerjes së një apartamenti në vitin 2004 si dhe transferimin e një kredie të butë për blerjen e një apartamenti të dytë në Tiranë –si dhe mungesë burimesh për të dy pasuritë e patundshme.
KPA: Ish-kryetari i Gjykatës së Pukës, Izet Kadana cënoi besimin tek drejtësia
Kolegji i Posaçëm i Apelimit shprehet se Kadana ka cënuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë me ndërhyrjen e tij për punësimin e bashkëshortes, si dhe komunikimet me vëllain dhe nipin e akuzuar për pjesëmarrje në krim të organizuar.
OMN kritikon ashpër KPK dhe rekomandon shkarkimin e gjyqtares Alkelina Gazidede
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkoi që Kolegji i Apelit të shqyrtojë me urgjencë rastin e konfirmimit në detyrë të gjyqtares Ankelina Gazidede dhe që praktika e përsëritur e KPK për konfirmim në detyrë dhe referim për inspektim duhet të ndërpritet për shkak se përbën një heqje dorë nga KPK nga detyra e saj kushtetuese në […]
Vetingu i bashkëshortes ngre dyshime për pasurinë e Sokol Sadushit
Pasuritë e nënkryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ishin sipas vendimit të zbardhur të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, çështja kryesore në rivlerësimin e bashkëshortes së tij, gjyqtares së Gjykatës së Apelit të Tiranës, Edlira Petri. Trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, me relatore Valbona Sanxhaktari dhe anëtare Xhensila Pine, vendosi ta konfirmonte […]






